Asnjë rast i ri me COVID-19, 6 qytetarë të shëruar
Shëndetësi

Asnjë rast i ri me COVID-19, 6 qytetarë të shëruar

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informoi se nga162 testime, asnjë qytetar nuk ka rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.

 “Në 24 orët e fundit janë dhënë 91 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.829.515 doza të vaksinës”, njofton MSH.

Deri më sot 823.271 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, kurse janë dhënë 102.866 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Bëhet e ditur se nga 162 testime, 0 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 6 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.209. Në total numri i rasteve aktive është 49.

 


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa