BE merr vendim për kabllo karikimi standarde
Tech

BE merr vendim për kabllo karikimi standarde

DW

Kërkesa për standardizimin e kabllove të karikimit ishte objekt debatipër një kohë të gjatë. Më shumë se dhjetë vjet më parë, Komisioni hodhi për herë të parë për diskutim çështjen e kabllove të karikimit.

14 prodhues - përfshirë Apple - ranë tani dakord për të standardizuar kabllot për karikimin e baterive dhe furnizimin me energji të telefonëve celularë.

Momentalisht në përdorim janë tri lloje kabllosh: USB-C, Lightning i Apple dhe mikro-USB.

Sipas Komisionit të BE-së rregullorja për standardizimin e kabllove mund të kursejë rreth 1000 ton mbetje elektronike. Aktualisht çdo vit prodhohen rreth 11,000 tonë mbeturina elektronike nga karikuesit e hedhur.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa