Ministri Latifi i nënshtrohet një intervenimi kirurgjik
Foto Arkiv/ RTKlive
Shëndetësi

Ministri Latifi i nënshtrohet një intervenimi kirurgjik

RTKlive

Në orët e para të ditës së sotme, ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik nga apandesitit. Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë pas raportimeve se Latifi ishte shtrirë në QKUK.

Aktualisht gjendja shëndetësore e ministrit është stabile.

“Ministria e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, njofton opinion publik se gjendja shëndetësore e Ministrit të Shëndetësisë, Dr. Rifat Latifi është stabile. Ministri Latifi i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik nga apendisiti”, thuhet në njoftimin e shkurtër të MSh-së të publikuar në "Facebook"..

Ndryshe, për sot, homologia e Latifit nga Shqipëria, Ogerta Manasterliu ka paraparë një vizitë në Prishtinë. Sipas agjendës ishte planifikuar të pritej nga ministri Latifi dhe së bashku të kishin edhe një konferencë për media. Të dy pastaj, do të vizitonin edhe Spitalin e fëmijëve “Sheikha Fatime” në QKUK. 


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa