Gjermani: Më pak ndjenja për automobilët?
Tech

Gjermani: Më pak ndjenja për automobilët?

DW

Garipllëk, burrëri, liri: Reklamat për automobilët kanë qenë gjithnjë emocionale. Por gjithnjë e më shumë njerëz i shohin ndërkohë automobilët më kthjellët duke menduar më shumë për anën praktike.

"Nëpërmjet automobilit unë kursej shumë kohë, ai më jep liri prandaj për mua është shumë i rëndësishëm”, thotë një shofer i ri makine smart në një shesh parkimi Drive In të një filiali kompanie hambrugeri në Këln. Të pyetur për ndjenjat që kanë ndaj automjetit shumica këtu flasin për aspektin praktik. "Ai duhet të jetë i madh sa duhet, në mënyrë që të futen brenda të gjithë,” shpjegon një shofer 53 vjeçar SUV-eje, tre fëmijët e të cilit sapo hipin në makinë pasi kanë dalë nga restoranti. "Kur kam qenë i ri makina për mua ka qenë e lidhur në një farë mënyre me më shumë emocione. Ndërkohë unë shoh më shumë anën praktike të saj.” Një shofere tjetër thekson se ajo i jep makinës vetëm kur është e nevojshme. "Automjeti tjetër që do të blej do të jetë një makinë elektrike, E-Auto."  

E rëndësishme është edhe "hapësira private në automjet”, thonë tre të rinj. Për shkak të rritjet së çmimit të karburantit ata mendojnë ndërkohë që të lëvizin më mirë me mjete publike. Autobusët dhe trenat janë duke u bërë gjithnjë e më të bukur” dhe pas dhjetë ose 15 vjetësh udhëtimi publik i personave do të jetë me siguri falas." 

BG Verkehr der Zukunft | ÖPNV, Straßenbahn, Bus

Shërbimi urban me autobusë elektrikë në Mohnheim am Rhein

 

Pse u bënë automobilët kaq të rëndësishëm?  

Deri para 100 vjetësh, pjesa më e madhe e njerëzve lëviznin në këmbë, ose përdornin kuaj apo trena. Në 1910 qytetarët e pasur blenë automobilët e parë. Me prodhimin masiv të automobilëve pas Luftës së Dytë Botërore, automobilët u bënë të mundur për gjithnjë e më shumë njerëz dhe u kthyer në symbol të mirëqënies.   

"Simbolike për këtë janë vitet 1970-të. Shtëpia ime, pishina ime, makina ime,” e përshkruan situatën e atëhershme në shumë vende industriale, Stefan Gössling. Ai është profesor i turizmit në Universitetin e Linnaeus-it në Suedi dhe autor i librit me titull "The Psychology of the Car", "Psikologjia e automobilit”.  

Rëndësia e automobilit si simbol statusi është edhe sot e madhe sidomos në rajonet rurale të Europës. "Ne shohim pajisjen e vendeve rurale me automjete. Njerëzit atje kanë ndërkohë jo dy, por tre makina dhe fqinji sheh ende me kureshtje se mos tjetri ka blerë një makinë të re."  

Në shumë vende automobili është mjet i rëndësishëm transporti. Në Gjermani "57 përqind e të gjitha rrugëve dhe 75 përqind e të gjitha kilometrave që udhëtohen nga personat përshkohen me automobilë,” thotë ekspertja e transportit dhe psikologia Katrin Dziekan, nga Zyra Federale gjermane e Mjedisit.  

Për shumë njerëz i rëndësishëm nuk është vetëm aspekti i transportit. "Është si një lloj kostumi. Nëpërmjet makinës njeriu mund të dallohet nga tjetri, makina merret nga të tjerët si sinjal social me karakteristikat e lirisë, fuqisë dhe kontrollit.” Për shumë vetë është e rëndësishme që "ta kenë vetë timonin në dorë, që të jenë vetë aktivë. Ky është një aspekt pozitiv për vetëbesimin. Shoferja, shoferi e kanë vetë në dorë çfarë të bëjnë.”  

 Filmat dhe reklamat forcojnë lidhjen emocionale  

 Makinat luajnë rol të rëndësishëm në shumë filma. Udhëtimet me biçikletë, trena apo autobuzë janë të rralla nëpër filma, atje prezantohet kryesisht automobili. Ky është një tjetërsim problematik i realitetit, thekson Dziekan. "Mediat kanë ndikim tek njerëzit, tek mënyra se si e shohin dhe si mendojnë ata për realitetin. Mediat i përforcojnë ato.”  

Sipas Gössling reklamat për makinat synojnë të krijojnë frikëra difuze. "Ne i shohim makinat të lëvizin në ambient dystopian. Aty shpërthejnë malet, dhe njeriu i jep makinës në shkretëtirë. Këto të gjitha nuk janë situata normale. Atje jepet mesazhi se situata mund të manaxhohet nëpërmjet makinës. Në reklama automjetet simbolizojnë gjetjen e zgjidhjes, sigurinë, pavarësisht nga situata,” thotë Gössling.   

Me anë të reklamave u flitet grupeve të caktuara të njerëzve. Makinat e mëdha transmetojnë ndjenjën e sigurisë, makinat e shpejta ndjenjën e vitalitetit. "Në reklama për shembull bëhet normalizimi dhe legjitimimi i sjelljeve të caktuara të dominancës,” thotë Gössling. "Mund edhe të ndodhë që një reklamë makine i drejton një apel një çrregullimi personaliteti, për shembull një shoferi narcist. Nëpërmjet reklamës ai do të zgjedhë një model të caktuar. Duke ngacmuar një impuls të caktuar, blerësi potencial blen një lloj makine të caktuar.” 

Porsche 911 Carrera Coupe

Më shumë apo më pak makina në të ardhmen?  

 Në vitin 2017 në treg dolën 80 milionë vetura të reja, më shumë se vitet e tjera. Në vitin 2019 dolën gjashtë përqind më pak, dhe në vitin 2020, vitin e parë të Coronës madje 20 përqind më pak. Parashikimet e vitit të kaluar nxjerrin në pah që në Azi shifrat e shitjeve të arrijnë nivelin e para pandemisë, kurse në Europë në afat të gjatë do të shiten më pak vetura se më parë. Sidomos në qytetet europiane shihet një ndryshim, vëren Gössling. "38 përqind e ekonomive shtëpiake në qytetet e mëdha gjermane nuk kanë më makina. Kjo është zgjidhje e lirë. Aty makina shihet më shumë si rëndesë.” 

59-vjeçari Volker Marten është një prej tyre, ai nuk ka më makinë që prej viti 2015. Më parë ka pasur gjithnjë një makinë, që kur prindërit i blenë një Volkswagen, VW, të llojit brumbull. "Për mua makina ka qenë e vetëkuptueshme dhe unë i kam dhënë makinës me qejf. Nëpërmjet rritjes së ndërgjegjes për mjedisin kam ndryshuar mendim,” tregon Marten, i cili së bashku me të shoqen jeton në Bielefeld, një qytet me 330 mijë banorë. 

"Ne donim ta provonim a jetonim dot pa makinë dhe ia dolëm shumë mirë. Ne kursejmë shumë para. Në krahasim me më parë kostot tona të jetesës janë përgjysmuar.” 

Me biçikletë dhe tren mund të shkohet kudo, përndryshe ekzistojnë dhe makinat që merren me qira. "Ne kemi dy stacione Carsharing në lagjen tonë. Nuk na mungon asgjë.” 

Më pak ndjenja për makinën?  

Rritja e çmimit të karburanteve, kriza e klimës dhe rregulloret për uljen e numrit të makinave në qytete e kanë ndryshuar mobilitetin. "Ne kemi arritur në shoqëri një konsensus të madh, që gjërat duhen ndryshuar. Jo vetëm sepse duam ne, por edhe sepse situata gjeopolitike ka ndryshuar. Kushtet për një jetë intensive energjetike nuk ekzistojnë më. Ne duhet të ndryshojmë mënyrën e të menduarit,” thotë Gössling.  

Sipas ekspertëve të transportit makinat në të ardhmen do e humbasin rëndësinë dhe do t‘u rritet vlera njëkohësisht mënyrave të tjera të transportit. Edhe pasja në pronësi e një automobili do bëhet jo interesante nëpërmjet ofertave të përdorimit të makinave nga shumë persona, Carsharing, dhe nga shërbimet autonome të udhëtimit. "Roli i automobilëve do të ndryshojë," thotë Dziekan. "Automobili do të shihet më shumë si mjet transporti dhe nuk do të jetë kaq shumë i ngarkuar me emocione."  


APR
Romay Lift