08:09 / 13.06.2022
50 raste aktive me Covid-19 në Kosovë
Kimete Kasumi/ RTKlive
Aktualisht në vendin tonë janë gjithsej 50 raste aktive me virusin Covid-19.
Ndërsa, në 24 orët e fundit janë konfirmuar tetë raste të reja.
Gjatë kësaj periudhe, janë shëruar edhe nëntë persona.