​Katër raste të reja me Covid-19
Foto/ RTK
Shëndetësi

​Katër raste të reja me Covid-19

Kimete Kasumi/ RTKlive

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informoi se nga 221 testime, 4 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19 dhe nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sipas institutit, janë dhënë 0 doza të vaksinës kundër COVID-19 për shkak se të dieleve nuk ka vaksinim.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.829.850 doza të vaksinës.

Deri më sot 823.417 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, kurse janë dhënë 102.974 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Sot janë shëruar 6 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.255, thuhet në njoftim.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa