Për katër ditë, 1200 persona kërkuan ndihmë në Klinikën Emergjente
Foto: Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës/ Facebook
Shëndetësi

Për katër ditë, 1200 persona kërkuan ndihmë në Klinikën Emergjente

Kimete Kasumi/ RTKlive

Në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, për katër ditë kanë kërkuar ndihmë mjekësore 1 mijë 200 persona.

Sipas ShSKUK-së, prej tyre, 241 janë trajtuar në Dhomën e Reanimimit ( Dhoma e Kujdesit të Avancuar Emergjent) dhe 212 pacientë janë regjistruar si raste kirurgjike.

"Ndërkaq, në Dhomën e Shërbimit Internistik kanë marrë trajtim mjekësor 391 pacientë dhe në Dhomën e Shërbimit Ortopedik janë trajtuar 283 raste", njofton ShSKUK.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa