15:10 / 14.06.2022
Tetë raste të reja me Covid-19
Kimete Kasumi/ RTKlive
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informoi se nga 137 testime, 8 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19 dhe nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 87 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.829.937 doza të vaksinës, njofton MSh.
Deri më sot 823.460 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, kurse janë dhënë 102.992 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Sot janë shëruar 4 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.259. Në total numri i rasteve aktive është 52, njofton kjo ministri.