08:05 / 17.06.2022
74 raste aktive me Covid-19
Kimete Kasumi/ RTKlive
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive është 74.
Në 24 orët e fundit janë shënuar 17 raste të reja të infektimit me koronavirus, ndërsa nuk është raportuar për asnjë rast të vdekjes.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se janë shëruar 10 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.269.