​15 raste të reja me Covid-19
Foto: RTKlive
Shëndetësi

​15 raste të reja me Covid-19

Kimete Kasumi/ RTKlive

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informoi se nga 249 testime, 15 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19 dhe nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 5 doza të vaksinës kundër COVID-19.Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.830.154 doza të vaksinës, njofton MSh.

Deri më sot 823.550 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë kurse janë dhënë 103.073 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Sot janë shëruar 10 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.292. Në total numri i rasteve aktive është 106, njofton kjo ministri.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa