12 raste të reja me Covid-19
Foto: RTK
Shëndetësi

12 raste të reja me Covid-19

Kimete Kasumi/ RTKlive

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informoi se nga 137 testime, 12 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19 dhe nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Në 24 orët e fundit nuk ka pasur dhënie të dozave të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.830.154 doza të vaksinës, njofton MSh.

Deri më sot 823.550 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë kurse janë dhënë 103.073 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.300. Në total numri i rasteve aktive është 110, njofton kjo ministri.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa