13 raste të reja me COVID-19
Shëndetësi

13 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informoi se nga 160 testime, 13 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.

“Në 24 orët janë dhënë 47 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.830.197 doza të vaksinës”, njofton MSH.

Deri më sot 823.583 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, kurse janë dhënë 103.078 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Bëhet e ditur se nga 160 testime, 13 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 4 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.304. Në total numri i rasteve aktive është 119.

 


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa