Shtohen rastet me Covid-19
RTKlive
Shëndetësi

Shtohen rastet me Covid-19

Kimete Kasumi/ RTKlive

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informoi se nga 275 testime, 43 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19 dhe nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 46 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.830.243 doza të vaksinës, njofton MSh.

Deri më sot 823.608 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë kurse janë dhënë 103.094 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.312.Në total numri i rasteve aktive është 154, njofton kjo ministri.
 
 


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa