29 raste të reja me Covid-19
Foto: RTKlive
Shëndetësi

29 raste të reja me Covid-19

Kimete Kasumi/ RTKlive

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informoi se nga 280 testime, 29 qytetarë kanë rezultuar pozitiv në COVID-19 dhe nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Në 24 orët janë dhënë 37 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.830.280 doza të vaksinës, njofton MSh.

Deri më sot 823.629 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, kurse janë dhënë 103.098 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Sot janë shëruar 15 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.312. Në total numri i rasteve aktive është 168, njofton kjo ministri.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

 


MË SHUME NGA Shëndetësi