168 raste aktive me Covid-19
Foto: RTKlive
Shëndetësi

168 raste aktive me Covid-19

Kimete Kasumi/ RTKlive

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive është 168.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.312, kurse në 24 orët e fundit të raportuara janë shëruar 15 persona.

Gjatë kësaj periudhe janë dhënë 37 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.830.280 doza të vaksinës.

Deri më sot 823.629 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Ndërsa deri më sot janë dhënë 103.098 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.


APR
Romay Lift