Infektologët bëjnë thirrje për vaksinim
Shëndetësi

Infektologët bëjnë thirrje për vaksinim

Venera Adili/ RTK

Numri i qytetarëve të infektuar me Covid-19 kalon atë të të vaksinuarve për 24 orëve të fundit në vend. Profesionistët bëjnë thirrje për vaksinim pasi rastet më të rënduara janë pacientët që nuk kanë marrë asnjë dozë.

Thirrjet për vaksinim nga institucionet shëndetësore po vazhdojnë, ndërkohë rastet pozitive janë shtuar.

Në Klinikën Infektive nuk ka raste të shumta që po trajtohen por gjendjen më të rënduar e kanë ata që nuk janë vaksinuar.

"Ditëve të fundit ka një numër më të madhë që janë infektu dhe edhe hospitalizimi është i natyrshëm por për momentin është veq një i hospitalizuar dhe më keq janë ata që s'kanë vaksina", tha Arben Vishaj, infektolog.

Për dallim nga Klinika Infektive, në atë të Pulmologjisë ka më shumë kërkesa për trajtim.

"Janë 28 të shtruar që kanë pas covid dhe janë me terapi", tha Flamur Marku, pulmolog.

Rreth 50% të rasteve që kërkojnë ndihmë në Klinikën e Pulmologjisë janë pacientë që kërkojnë
ndihmë pasi e kanë kaluar Covid-19.

"Rreth 50 % e pacientëv të shtrirë në pulmo kanë qenë pacientë postcovid dhe shumica prej tyre
kanë qenë të pavaksinuar ose me vetëm një dozë", shtoi ai.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 64 raste pozitive nga 208 testime, ndërsa 63 persona janë
vaksinuar.

 Rreth 50% të rasteve janë pacientë që kërkojnë ndihmë pasi e kanë kaluar virusin.


APR
Romay Lift