12:12 / 30.06.2022
149 raste të reja me COVID-19
N. Mekolli /RTKlive.com
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informoi se nga 786 testime, 149 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë shëruar 43 persona nga COVID-19, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve me koronavirus është 225 mijë e 455.
Në total numri i rasteve aktive ka shkuar në 592.
Ndryshe, në 24-orët e fundit janë dhënë 57 doza të vaksinës kundër COVID-19.
























