12:18 / 01.07.2022
167 raste të reja me COVID-19
Valbona Thaçi/RTKLive
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informoi se nga 563testime, 167 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë shëruar 29 persona nga COVID-19, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve me koronavirus është 225 mijë e 467.
Në total numri i rasteve aktive ka shkuar në 730.
Ndryshe, në 24-orët e fundit janë dhënë 25 doza të vaksinës kundër COVID-19.
























