213 raste të reja me Covid-19
Foto: RTKLive
Shëndetësi

213 raste të reja me Covid-19

V.Thaçi/RTKLive

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informoi se nga 609 testime, 213 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë shëruar 35 persona nga COVID-19, ndërsa në total numri i rasteve aktive ka shkuar në 1.244.

Ndryshe, në 24-orët e fundit janë dhënë 95 doza të vaksinës kundër COVID-19.


APR
Romay Lift