110 raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit
BKT
Foto: RTKLive
Shëndetësi

110 raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit

Valbona Thaçi /RTKLive

Siç njofton Ministria e Shëndetësisë, në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 110 raste të reja me COVID-19.

Ndërkaq nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga infeksioni koronavirusit COVID-19, ndërkohë që janë shëruar 163 persona.

Bëhet e ditur se në tërësi numri i rasteve aktive është 2.116, duke bërë që rastet me COVID të rritet me 31.97 për qind.

 E gjatë 24 orëve të fundit, nuk është dhënë asnjë dozë e vaksinës kundër COVID-19.


MË SHUME NGA Shëndetësi