Kjo orë dore kushton 1.9 milionë dollarë
Tech

Kjo orë dore kushton 1.9 milionë dollarë

Në fillim të këtij viti, Bulgari zbuloi orën më të hollë në botë me trashësi 1.80 mm duke thyer rekord. Por, së fundmi, prodhuesi zviceran Richard Mille sapo ka prezantuar Ferrari RM UP-01, një orë që është 1.75 milimetra e trashë duke rrëzuar nga “froni” Bulgarin për orën më të hollë në botë.

“Me vetëm 1.75 milimetra trashësi, RM UP-01 Ferrari përbën një triumf të aftësive teknike dhe ilustron një qasje të re për mekanikën e orës, në të cilën teknika më shumë se kurrë dikton estetikën,” shpjegon Richard Mille në faqen e tij të internetit për orën që kushton 1,888,000 dollarë.

Richard Mille thekson se zhvillimi dhe testimi zgjatën 6000 orë pune, raporton Daily Mail.


APR
Romay Lift