VIDEO- Onkologjia ende pa zgjidhje për pacientët me sëmundje malinje
Venera Adili/RTK
Përveç alarmimit për ikje mjekësh, në shëndetësinë në vend ka edhe mungesë të ofrimit të shërbimeve shëndetësore.
Pacientët me sëmundje malinje as sot nuk kanë arritur t'i kryejnë rrezatimet. Ministria e Shëndetësisë ende nuk ka nisur dërgimin e tyre në Shqipëri, derisa pacientët deklarojnë për RTK-në se nuk kanë mundësi që këto shërbime t'i kryejnë me forca të veta.
Megjithatë, në Klinikën e Onkologjisë në Prishtinë janë bërë testimet për rikthimin në funksion të pajisjes e cila doli nga funksioni tash e dy javë. Ata shpresojnë se të hënën rikthehet shërbimi për pacientët.
Nga e hëna e javës së ardhshme pritet të rikthehen shërbimet e radioterapisë në Onkologji. Punimet që zgjatën me ditë të tëra, kanë rezultuar të suksesshme pasi gjatë ditës së mërkurë janë bërë testimet dhe është konfirmuar se shërbimet mund të rikthehen.
Ardian Millaku, Dejtor I institutit të onkologjisë tha se kompania që merret me servisim ka bërë punë të jashtzakonshem dhe sipas testimeve të deritanishme do të kthehen në funksion shumë shpejtë dhe besoj për javën e ardhsheme nëse nuk ndodh ndonjë avari apo defect të tjera.
Edhe Valbon Krasniqi, Drejtor I SHSKUK-së tha se po bëhet përpjekje që të rikthehet në funksion dhe po presim të përfundojnë listat e pacientëve që duhet të dërgohen në shqipëri për rrezatim.
Ndërkohë pacientët që janë detyruar t’I ndërpresin seancat e rrezatimit për disa ditë, janë në pritje të institucioneve se si do të bëjnë zgjidhje.
Pas vërshimeve të dy javëve më parë, Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka kërkuar nga ajo e Shqipërisë që pacientët të vazhdojnë trajtimin me seanca të rrezatimit atje.
Ata kanë marrë mbështetjen e institucioneve atje ku përmes një letre ministrja e Shëndetësisë Orgeta Manastirliu, thekson se bazuar në bashkëpunimin e vazhdueshëm reciprok, por edhe në marrëveshjet e bashkëpunimit në fushën e Shëndetësisë, shprehin angazhimin maksimal për të krijuar mundësinë e trajtimit të pacientëve nga Kosova në njësinë e Radioterapisë në Shqipëri.
Tutje në letër theksohet se po punohet në një plan të përbashkët pune në nivel teknik për të mundësuar plotësimin e nevojave të përcjella nga Shërbimi i Onkologjisë në përputhje me mundësitë e Shërbimit Onkologjikë Tiranë.























