VIDEO: Dy doktorë nga ORL vendosin të largohen nga SHSKUK-ja
BKT
Shëndetësi

VIDEO: Dy doktorë nga ORL vendosin të largohen nga SHSKUK-ja

Elmina Osmani/RTK

Alarmuese për shëndetësinë është largimi i mjekëve nga sektori publik. Vetëm sot 2 doktorë të njohur kanë vendosur të largohen nga QKUK-ja. Ata përfundimisht po shkojnë për të punuar në sektorin privat.

Në Klinikën e Otorino-laringo-logjisë nuk do të hyjë më për t’u shërbyer pacientëve, një nga doktorët i cili ishte pikë referuese i mijëra pacientëve, Hajdin Thaçi.

Pas 34 vitesh përvojë si specialist i ORL-së, 21 vitesh shërbim në këtë klinikë e drejtues i klinikës për një dekadë, doktor, Hajdin Thaçi vendosi të largohet nga Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës.

"Një luhatje e shëndetit e cila ka rezultuar me çrregullimet e sheqerit në gjak që ekskluzivisht ka të bëjë me stresin. Prandaj, për ta ruajtur shëndetin tim kam vendosur që të jap dorëheqje nga puna të cilën e kam ushtruar Shërbimin Spitalor Klinik dhe Univeristar", tha Hajdin Thaçi Otorinolaringolog.

 Por sa e pati të vështirë që pas 21 vitesh karrierë ta lërë SHSKUK-në, së cilës me emrin e tij i dha emrin besim e referencë, tregojnë emocionet e papërmbajtura të doktor Thaçit.

Ai pë RTK-në tha se po largohem me emocione por megjithatë shëndeti është mbi të gjitha. Prandaj vendimi që e kam marrë mendoj se është i drejtë, normalisht vendim i pakthyeshëm.

“Jam i gëzuar shumë që Klinika e ORL-së e ka një staf të mrekullueshëm sidomos kuadrin e ri specializantët" shtoi Thaçi.

Në procedurë të dorëheqjes nga SHKUK është edhe ushtruesi i detyrës së drejtorit në Klinikën e Otorino-laringo-logjisë, Afrim Heta. Këtë e ka konfirmuar për RTK-në, vetë dr. Heta.

Ai përmes telefonit ka bërë të ditur se ka marrë vendim të largohet nga klinika por që ende nuk e ka dorëzuar kërkesën zyrtarisht.

Ndërkohë RTK merr vesh se në prag të dorëheqjes nga shërbimi në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës janë edhe tre apo katër doktorë të tjerë.

 


MË SHUME NGA Shëndetësi