​61 pacientë, po trajtohen nëpër spitale rajonale
Shëndetësi

​61 pacientë, po trajtohen nëpër spitale rajonale

Shkurta Rrahmani / RTKlive

Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës, në raportin e datës 18 korrik 2022, në bazë të njoftimeve nga klinikat Covid-19 në QKUK, por dhe spitalet e përgjithshme, thekson se në trajtim mjekësor janë 61 pacientë të konfirmuar me Covid-19.

30 pacientë janë të shtrirë në klinikat e QKUK-së dhe 31 në spitalet e përgjithshme.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 20 pacientë

Mjekim Intensiv Qendror, 1 pacient

Klinika e Pediatrisë, 5 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 3 pacientë

Klinika e Neonatologjisë, 1 foshnje

Spitali i Gjakovës, 8 pacientë

Spitali i Pejës, 13 pacientë

Spitali i Gjilanit, 7 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 3 pacientë


MË SHUME NGA Shëndetësi