Rikthehet shërbimi i radioterapisë në QKUK
Foto: Shërbimi Spitalor Klinik dhe Univeristar i Kosovës
Shëndetësi

Rikthehet shërbimi i radioterapisë në QKUK

Emine Hoti/RTK

Është rikthyer në punë Shërbimi i Radioterapisë- Akseleratori për Rrezatim, po ashtu, Shërbimi i Brahiterapisë, Ct- Stimulatori dhe Mozaiku, në kuadër të Klinikës së Onkologjisë në QKUK.

Këtë e ka bërë të ditur Shërbimi Spitalor Klinik dhe Univeristar i Kosovës.

“Pas përpjekjeve maksimale nga stafi i Klinikës së Onkologjisë, Sektori Teknik i QKUK-së dhe kompania që ka në mirëmbajtje dhe servisim aparaturat mjekësore, nga sot ka rikthyer këtë shërbim në funksion. Pjesa e parë e pacientëve kanë kryer radioterapinë gjatë ditës së sotme, kurse pacientët tjerë do të thirren gradualisht”, thuhet në njoftim.

 Njoftohet se para fillimit të punës, është bërë dezinfektimi dhe dezinsektimi i hapësirave.


APR
Romay Lift