Suspendohet drejtori i Fondit për Sigurime Shëndetësore
Rtklive
Shëndetësi

Suspendohet drejtori i Fondit për Sigurime Shëndetësore

Shqipe Gashi/RTKlive

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha Bunjaku, në një konferencë për media ka bërë me dije se është suspenduar drejtori i Fondit për Sigurime Shëndetësore, Fatmir Plakiqi.

Sipas Gexhës, Bujar Kaquri është zgjedhur ushtrues i detyrës së drejtorit të Fondit për Sigurime Shëndetësore.

Fondi i Sigurimeve Shëndetësore - institucionin publik të sigurimit shëndetësor me statusin e personit juridik me të drejta, obligime, përgjegjësi dhe autorizime të veçanta për zbatim të këtij ligji në emër të siguruarve përfshirë mbledhjen efektive të mjeteve financiare për ofrimin e shërbimeve të kujdesit shëndetësor nga institucionet shëndetësore në të gjitha format e pronësisë.


MË SHUME NGA Shëndetësi