Klinika e Pediatrisë në QKUK bëhet me aparaturë të re për kimioterapi
Shëndetësi

Klinika e Pediatrisë në QKUK bëhet me aparaturë të re për kimioterapi

RTKlive

Reparti i Hemato – Onkologjisë në Klinikën e Pediatrisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës është bërë me pajisje të re për përgatitjen e kimioterapisë.

"Duke e parë të domosdoshme, Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës e ka blerë pajisjen e Kabinës së Sigurisë e cila mundëson që kjo terapi e ndjeshme të bëhet gati më lehtë dhe më shpejt dhe rrjedhimisht ofron më shumë siguri për personelin shëndetësor gjatë punës", thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.

Puna me kimioterapi në kushte joadekuate, nxit një toksicitet të lartë dhe kontaminon ambientin, ku rrezikon personelin dhe pacientët që qëndrojnë për shërim në Repartin e Hemato-Onkologjisë.

"Rritja e cilësisë së shërbimeve shëndetësore për pacientët dhe përmirësimi i kushteve të punës për personelin shëndetësor, është përkushtim i plotë e angazhim i përditshëm i SHSKUK-së”, thuhet tutje në njoftimin e SHSKUK-së.


APR
Romay Lift