Kërkojnë lehtësira për marrjen e terapisë-Video
Foto,RTK
Shëndetësi

Kërkojnë lehtësira për marrjen e terapisë-Video

Venera Xhoxhaj, RTK

Onkologjia është shërbimi i vetëm terciar në vend ku ofrohen të gjitha terapitë për pacientët me sëmundje malinje. Por kjo paraqet vështirësi për pacientët që detyrohen të vijnë të marrin terapinë hormonale në tableta nga qytetet e tjera.

Aa kërkojnë që të shpërndahet nëpër komuna por në Ministrinë e Shëndetësisë thonë se dhënia e kësaj terapie kërkon përkujdesje dhe mbikëqyrje nga profile të caktuara si onkologu e profile të tjera të kësaj fushe, të cilat për momentin nuk i kanë qendrat e tjera të kujdesit dytësor dhe parësor shëndetësor.

Për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore kërkuan të bëhet një zgjidhje tjetër, t'u dërgohet terapia nwpwr komunat ku jetojnë.

Në Ministrinë e Shëndetësisë thonë se një pjesë e terapisë duhet të merret nën mbikëqyrje të specialistëve ndërsa terapia në forma tabletare mund të përdoren nga vet pacientët sipas udhëzimeve të onkologëve.
Por edhe për këtë pacientët detyrohen të lajmërohen vetëm Onkologji pasi është e papërballueshme të sigurohet në mënyrë tjetër për shkak të kostos së lartë.

“Më duket e palogjikshme me prit për një kuti me terapi duke marrë parasysh në cfarë gjendje gjinden pacientët e onkologjisë”, tha Naxhije Skenderi, Kryetare e shoqatës DukaVita.

Edhe më të vështirë e bënë gjithë këtë procedurë fakti se atyre u duhet të presin radhën pasi Instituti i Onkologjisë për shkak të mungesës së stafit.

Ardian Millaku, Drejtor i Onkologjisë, tha pr RTK se ka mungesë të stafit dhe nuk është mirë që po duhet me prit sepse janë edhe me problem shëndetësore.

Zgjidhje për këtë çështje ka kërkuar menaxhmenti i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, Drejtor i SHSKUK-së, tha se kanë bërë kërkesa dhe po presin të bëhet një zgjidhje.

Në ministrinë e shëndetësisë kanë bërë me dije se SHSKUK është momentalisht duke zhvilluar një konkurs për ngritje të kapaciteteve.


APR
Romay Lift