Latifi nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi me USAID
Shëndetësi

Latifi nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi me USAID

RTKLive

Ministria e shëndetësisë ka njoftuar se ministri Rifat Latifi ka nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi me USAID, përmes të cilit do të adresojë sfidat në lidhje me korrupsionin dhe ofrimin e shërbimeve cilësore, duke përmirësuar menaxhimin e financave publike dhe duke përforcuar mekanizmat e llogaridhënies.

”Pas kërkesës nga Ministri Latifi, USAID ka kryer një analizë në Ministrinë e Shëndetësisë, me synim të përmirësimit të proceseve brenda Ministrisë, me fokus në prokurimin publik, dhe si rezultat i kësaj, në mesin e disa institucioneve lokale dhe qendrore, USAID ka përzgjedhur edhe Ministrinë e Shëndetësisë si pjesë e projektit për të ofruar përkrahje në përmirësimin e proceseve të tilla. Ceremonia e lansimit të aktivitetit të USAID-it që u mbajt sot në ambientet e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shënon prezantimin e përkrahjes pesëvjeçare që USAID do t’i japë Ministrisë së Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, aktivitet ky që do të adresojë sfidat e gjata në lidhje me korrupsionin dhe ofrimin e shërbimeve cilësore, duke përmirësuar menaxhimin e financave publike dhe duke përforcuar mekanizmat e llogaridhënies”, thuhet në njoftim.


APR
Romay Lift