14:17 / 28.07.2022
Dy të vdekur e 1603 raste të reja me Covid-19
Kimete Kasumi/ RTKlive
Dy persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me Covid-19 në 24 orët e fundit në Kosovë, ndërsa janë regjistruar 1.603 raste pozitive.
Sot janë shëruar 1792 qytetarë e në total numri i rasteve aktive është 10 mijë e 639, bëhet e ditur në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.
Sipas njoftimit, në 24-orët e fundit janë dhënë 141 doza të vaksinës kundër Covid-19.