Mbi 8,700 raste aktive me COVID-19 në Kosovë
Rtklive
Foto: RTKLive
Shëndetësi

Mbi 8,700 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

KP

Aktualisht në të gjithë vendin në total numri i rasteve aktive me COVID është 8,702. Komuna e Prishtinës ka numrin më të madh me 1,575 raste aktive, e pasuar nga Prizreni me 711 raste.

Gjilani është komuna e tretë me më së shumti raste aktive, gjithsej 590 të tilla, ndërsa Peja radhitet e katërta me 551. Pasojnë, Lipjani 456, Gjakova 451, Ferizaj 429, Fushë Kosova e Mitrovica me nga 422 raste secila dhe Skenderaj 286, si dhjetë komunat me më shumti raste aktive.

Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.834.652 doza të vaksinës.

Deri më sot 824.248 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 104.727 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Ndërsa me dozën e katërt janë vaksinuar vetëm 1,514 persona.


MË SHUME NGA Shëndetësi