Një foshnje me COVID po trajtohet në Neonatologji
Rtklive
Foto: ATA
Shëndetësi

Një foshnje me COVID po trajtohet në Neonatologji

KP

90 pacientë me COVID-19 janë duke marrë trajtim mjekësor në të gjithë vendin, bazuar në raportet e klinikave të QKUK-së dhe spitaleve të përgjithshme.

Klinika Infektive ka 22 pacientë si dhe dy të tjerë në Mjekim Intensiv me oksigjeno-terapi.

Në Klinika e Pediatrisë raportohen se janë 12 pacientë, ndërsa në Klinikën e Gjinekologjisë janë 4 pacientë.

Po ashtu, raportohet se në Klinikën e Neonatologjisë është një foshnje.

Në spitalet rajonale, ai i Gjakovës ka më së shumti pacientë, gjithsej 18. Pasuar nga Spitali i Pejës që po trajton 13 pacientë, pastaj ai i Gjilanit dhe Prizrenit me nga 8 pacientë secili dhe në Spitalin e Mitrovicës është një pacient.

Kujtojmë se aktualisht në të gjithë vendin në total numri i rasteve aktive me COVID është 8,702.

Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.834.652 doza të vaksinës.


MË SHUME NGA Shëndetësi