Covid-19 i merr jetën edhe një personi në Kosovë
Rtklive
Foto: RTKLive
Shëndetësi

Covid-19 i merr jetën edhe një personi në Kosovë

RTKlive

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informoi se nga 1,765 testime, 618 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, një persona ka humbur jetën.

Sot janë shëruar 1,331 qytetarë, derisa në total numri i rasteve aktive është 7,988.

Në 24 orët e fundit nuk ka pasur vaksinim kundër COVID-19.

Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.834.656 doza të vaksinës.

Deri më sot 824.248 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 104.729 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Ndërsa me dozën e katërt janë vaksinuar vetëm 1,516 persona.


MË SHUME NGA Shëndetësi