Mungesë e barnave në onkologji-video
Rtklive
Foto,RTK
Shëndetësi

Mungesë e barnave në onkologji-video

Besjana Mulaj/ RTK

Pothuajse çdo ditë pacientët po përballen me mungesa të barërave. Këtë më së shumti po e ndjejnë pacientët me kancer, terapia e të cilëve është më e shtrenjta për t`u siguruar.

Madje ata thonë se shpeshherë në mungesë të kësaj terapie e cila do të duhej të jepej falas, detyrohen ose ta blejnë vetë mijëra euro ose ta sigurojnë nga familja e ndonjë pacienti i cili nuk i ka mbijetuar kësaj sëmundjeje.

Blerim Ademi ka një vit që trajtohet në Institutin e onkologjisë. Ai thotë për RTK se gjatë kësaj kohe, për sëmundjen e tij vazhdimisht ka mungesë të barnave, çmimi I të cilave është mjaft i lartë.

E vështirë për të ishte edhe mundësia e sigurimit të medikamenteve, madje në një rast, thotë se e mori terapinë e një pacienti që nuk mbijetoi.

Kuese onkologu Faton Sermaxhaj thotë për RTK se aktualisht furnizimi me barna të listës esenciale është rreth 85%, prej tyre mungojnë kryesisht citostatikët e zakonshëm.

"Vazhdimisht kem problem me barnat të cilat kanë një kosto më të lartë për vet faktin se kanë një çmim më të lartë dhe në momentin që janë futut këto barna në listën esenciale mu për shkak të kostos së tyre të lartë, janë futut vetëm për një numër të caktuar të pacientëve sespe nuk ka patur mundësi që të përfshihen të gjithë pacientët", tha ai.

Ndërsa, drejtoria e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar sqaron se janë duke punuar intensivisht për të hartuar protokollet unike në bazë të të cilave do të bëhet trajtimi i pacientëve të institutit onkologjik. Po ashtu, në përgjigjen e tyre me shkrim thuhet se përshkrimi i terapisë do të bëhet
vetëm përmes konsiliumeve mjekësore.

Numri i pacientëve në ditë në Institutin Onkologjik arrin deri në 200, shifër kjo që nga mjekët konsiderohet e lartë, krahasuar me numrin e popullsisë.

Sipas onkologëve, furnizimi me barna të listës esenciale është rreth 85%, por mungojnë citostatikët e zakonshëm


MË SHUME NGA Shëndetësi