Latifi merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për Kirurgji në Austri
Rtklive
Foto: RTK
Shëndetësi

Latifi merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për Kirurgji në Austri

E.Hoti/RTKlive

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Rifat Latifi ka udhëtuar për në Austri.

Sipas njoftimit të MSH-së, Latifi do të marr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për Kirurgji, ku do të marrin pjesë shumë personalitete nga fusha e kirurgjisë dhe ku do të trajtohen të rejat e fundit në këtë lëmi shkencore.

Në këtë konferencë, Ministri Latifi do të bëj një prezantim për sistemin shëndetësor të Kosovës si dhe angazhimet e tij si Ministër i Shëndetësisë për transformimin dhe zhvillimin e sistemit shëndetësor si dhe tema të tjera.


MË SHUME NGA Shëndetësi