13:05 / 18.08.2022
Një i vdekur dhe 483 raste të reja me COVID-19
Emine Hoti/RTKlive
Ministria e Shëndetësisë ka njoftur se gjatë 24 orëve të fundit ka vdekur një person si pasojë e infektimit me COVID-19.
Sipas MSh-së, nga 1598 testime janë shënuar edhe 483 raste të reja pozitive me COVID-19.
Ndërkaq, gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar 45 qytetarë.























