Rama: Ndërtimi i Spitalit të Prishtinës do të fillojë gjatë vitit 2023
BKT
FOTO/ Nga faqja në Facebook e nës, Përparim Ramës
Shëndetësi

Rama: Ndërtimi i Spitalit të Prishtinës do të fillojë gjatë vitit 2023

A.Bela / RTKlive

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama është sot takuar me Ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi, me të cilin ka diskutuar për ndërtimin e Spitalit të Prishtinës.

Rama ka shkruar në "Facebook", se punimet për Spitalin e Prishtinës janë duke ecur sipas planit dhe presim që ndërtimi të fillojë gjatë vitit 2023.

"Bashkë me Drejtorin e Shëndetësisë, z. Izet Sadiku dhe me bashkëpunëtorë, u takuam me Ministrin e Shëndetësisë, z. Rifat Latifi, me të cilin diskutuam për ndërtimin e Spitalit të Prishtinës dhe bashkëpunimin në fushën e shëndetësisë sekondare", tha ai.

Sipas tij punimet për Spitalin e Prishtinës janë duke ecur sipas planit dhe presim që ndërtimi të fillojë gjatë vitit 2023.

"Bashkë me Ministrin u dakorduam që të kemi një bashkëpunim të ngushtë në krijimin e një institucioni dhe sistemi të mirëfilltë shëndetësor, i cili do të ofrojë shërbime sa më cilësore për qytetarët e Prishtinës", ka shkruar ai.May be an image of 2 people, people standing and indoor

May be an image of 5 people and people standing


MË SHUME NGA Shëndetësi