11:48 / 29.08.2022
Qytetarët rekomandohen që të vazhdojnë të vaksinohen kundër COVID-19
RTKlive
Ministria e Shëndetësisë, ka njoftuar se vaksinat kundër COVID-19 u ofrojnë fëmijëve dhe kategorive të tjera të popullatës mbrojtjen më të mirë kundër formave të rënda të sëmundjes COVID-19.
"Qytetarët rekomandohen që të vazhdojnë të vaksinohen kundër COVID-19 me dozën e radhës. Doza përforcuese ndërkaq, ju ndihmon në rindërtimin e imunitetit të dobësuar që ndodh me kalimin e kohës pa vaksinimit paraprak. Përmes vaksinimit janë shpëtuar shumë jetë dhe spitalet tona kanë përballuar më lehtë fluksin e pacientëve me COVID-19", thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.
























