Mbi 1 300 raste aktive me koronavirus
RTKlive
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me COVID-19 është 1 325.
Në raportin e fundit, bëhet e ditur se janë realizuar 926 testime prej të cilave 191 persona kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.
Sipas këtij raporti, dy persona kanë humbur jetën, kurse janë shëruar 255 persona.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 835 mijë e 568 doza të vaksinës, ku me dozën e parë janë vaksinuar 904 mijë e 140 qytetarë.
Deri më sot 824 mijë e 515 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, ndërsa janë dhënë 105.002 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. Me dozën e katërt janë vaksinuar vetëm 1 mijë e 719 persona, njofton MSH.























