Prishtina po bëhet me spital të saj
BKT
Foto: Përparim Rama/Facebook
Shëndetësi

Prishtina po bëhet me spital të saj

J.Musliu/RTKlive

Prishtina do të bëhet me spital të vetin. lajmin e dha vetë kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, Ai deklaroi se bashkë me drejtorin e Shëndetësisë së komunës së Prishtinës, Izet Sadiku, vizitoi lokacionin e dedikuar për ndërtimin e objektit.

“Janë duke u bërë të gjitha matjet dhe analizat e nevojshme për të siguruar mbarëvajtjen e procesit”, deklaroi Rama.

Kryetari i Prishtinës u shpreh se punimet për spitalin e kryeqytetit, janë duke ecur sipas planit dhe pret që ndërtimi të fillojë gjatë vitit 2023.

Prishtina është qyteti i vetëm që nuk ka spital të vetin. Në kryeqytet ndodhet Qendra Klinike Universitare e Kosovës, por e njëjta qendër është në nivel të vendit.

Përveç ambulantave të ndryshme, deri më tash, Prishtina nuk ka pasur një spital të saj.



MË SHUME NGA Shëndetësi