12:08 / 02.09.2022
67 raste të reja me Covid-19
K. Kasumi/ RTKlive
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 67 persona pozitiv me Covid-19.
MSh njoftoi se 203 persona vlerësohet se janë shëruar, ndërkaq raste aktive me koronavirus janë 885.
Sipas MSh-së, janë testuar 486 persona, ndërsa 17 persona kanë marrë vaksinën kundër coronavirusit.
























