13:55 / 05.09.2022
Një i vdekur dhe 21 raste të reja me Covid-19
K. Kasumi/ RTKlive
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 21 persona pozitiv me Covid-19.
MSh njoftoi se 88 persona vlerësohet se janë shëruar, ndërkaq raste aktive me koronavirus janë 589.
Sipas MSh-së, janë testuar 140 persona, ndërsa asnjë person nuk ka marrë vaksinën kundër coronavirusit.
























