Amerikanët mund të kryejnë vaksinën kundër COVID-19 çdo vit
Shëndetësi

Amerikanët mund të kryejnë vaksinën kundër COVID-19 çdo vit

Amerikanët do të kenë nevojë të bëjnë një vaksinë të vetme kundër Covid-19 çdo vit, njoftuan të martën zyrtarët e shëndetësisë, duke e bërë të qartë se vendi do të jetonte me koronavirusin në të ardhmen e parashikueshme, sipas cbsnews.

“Kjo javë shënon një ndryshim të rëndësishëm në luftën tonë kundër virusit”, tha Dr. Ashish Jha, i cili drejton Ekipin e Reagimit ndaj Covid-19, në Shtëpinë e Bardhë.

“Kjo shënon aftësinë tonë për t’i bërë vaksinat kundër Covid-19 një pjesë rutinë të jetës sonë, ndërsa ne vazhdojmë të ulim numrin e  sëmundjeve dhe vdekjeve të rënda”, shtoi ai.

Jha tha se vaksinat përforcuese të sapoautorizuara të përditësuara kundër Covid-19 do të ishin pa pagesë për të gjithë ata që do të kualifikoheshin, por vaksinat dhe trajtimet e ardhshme mund të mos ishin falas, pasi financimi për përgjigjen ndaj pandemisë mund të tkurrej.

Ekspertët e vaksinave thanë se kalimi në injeksione vjetore sinjalizon se Covid-19 nuk po largohet.


MË SHUME NGA Shëndetësi