07:57 / 09.09.2022
371 raste aktive me Covid-19
RTKlive
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me COVID-19 është 371.
Në raportin e fundit, bëhet e ditur se janë realizuar 229 testime prej të cilave 25 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
Sipas raportit të fundit nuk ka pasur asnjë person të vdekur nga COVID-19, janë shëruar 190, kurse rastet aktive janë 371.
Gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar 20 persona, njofton MSH.
























