25 raste të reja me COVID-19
Shëndetësi

25 raste të reja me COVID-19

RTKlive

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovës kanë rezultuar 25 raste të reja pozitive me COVID-19.

Bëhet e ditur se gjatë 24 orëve janë kryer 311 testime, prej të cilave 25 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Sipas këtij raporti, si pasojë e COVID-19, nuk ka humbur jetën asnjë person, kurse janë shëruar 67.

Prej fillimit të vaksinimit, në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.835.791 doza të vaksinës anti COVID, njofton MSH.

Mund të jetë një imazh i teksti


MË SHUME NGA Shëndetësi