307 raste aktive me Covid-19
Rtklive
Shëndetësi

307 raste aktive me Covid-19

N. Mekolli /RTKlive

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me COVID-19 është 307.

Në raportin e fundit, bëhet e ditur se janë realizuar 311 testime prej të cilave 25 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Sipas raportit të fundit nuk ka pasur asnjë person të vdekur nga COVID-19, janë shëruar 67, kurse rastet aktive janë 307.

Gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar 20 persona, kurse gjithsejtë janë dhënë 1.835.791njofton MSH.

Mund të jetë një imazh i teksti


MË SHUME NGA Shëndetësi