08:07 / 13.09.2022
196 raste aktive me Covid-19
K. Kasumi/ RTKlive
Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se janë 196 raste aktive me koronavirus në Kosovë.
Në raportin e fundit, bëhet e ditur se janë realizuar 102 testime prej të cilave 4 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
Sipas raportit të fundit nuk ka pasur asnjë person të vdekur nga COVID-19, janë shëruar 49, kurse rastet aktive janë 196.
Gjatë 24 orëve të fundit nuk është vaksinuar asnjë person, kurse gjithsejtë janë dhënë 1.835.791.njofton MSH.
























