13:09 / 13.09.2022
Shënohen 13 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
E.Hoti/RTKlive
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se janë shënuar 13 raste të reja me COVID-19 në Kosovë.
MSH njofton se këto rezultate kanë dalë nga 170 testime.
Sipas MSH-së gjatë kësaj kohe janë shëruar 20 qytetarë, ndërsa numri i rasteve aktive me COVID-19 është 189.
Gjatë 24-orëve janë vaksinuar edhe 39 persona.























