Ikja e mjekëve profesionistë, sfidë për Spitalin Rajonal në Prizren|Video
Rtklive
Shëndetësi

Ikja e mjekëve profesionistë, sfidë për Spitalin Rajonal në Prizren|Video

Myrvete Axhami / RTK

Ndonëse janë bërë investime të mëdha në infrastrukturë dhe logjistikë në Spitalin Rajonal të Prizrenit, mungesa e mjekëve është shqetësimi kryesor i menaxhmentit të këtij institucioni shëndetësor.

Mosha mesatare e mjekëve profesionistë shumë shpejt do të futet në kategorinë e tretë, ndërsa mjekët e rinj synojnë vendet e perëndimit.

Edhe Spitali Rajonal i Prizrenit ka mungesë të mjekëve, tha drejtoresha Narqize Arënliu.

Megjithëse në kirurgji kryhen rreth 8 operime në ditë, në planin afatmesëm duhet të mendohet edhe për 5 kirurgë të tjerë, thotë shefi i repartit Bajram Duraj.

Por edhe këtu ka kërkesë për anesteziologë, ngase këta aktualisht që punojnë, janë afër pensionimit.

Interesimi i mjekëve të rinj është i madh për specializim, por jo edhe për të punuar në Kosovë.

Megjithatë, pacientët që po kurohen në Prizren, janë të kënaqur me shërbimet.

Në Spitalin Rajonal të Prizrenit marrin shërbime shëndetësore rreth 500 mijë banorë të gjashtë komunave të jugut të Kosovës dhe shumë pacientë nga veriu i Shqipërisë.

Kronika e mëposhtme sjell detajet dhe deklaratat përgjegjësve të këtij spitali:
 


MË SHUME NGA Shëndetësi