Mbledhje komemorative për Visar Huruglicën
Rtklive
FOTO/ QKUK
Shëndetësi

Mbledhje komemorative për Visar Huruglicën

Afet BELA/ RTKlive

Kolegë, miq dhe familjarë, kanë përkujtuar punën dhe veprimtarinë e Visar Huruglica, specialist i oftalmologjisë, në mbledhjen komemorative të mbajtur sot në QKUK.

Ardian Shabani, drejtor i Klinikës së Oftalmologjisë në QKUK, pasi paraqiti biografinë e dr. Huruglicës, mes tjerash evakuoi kujtime nga puna e përbashkët në klinikë.

Para të pranishmëve, mes tjerash, ai tha se dr. Visari ishte një profesionist i shkëlqyer dhe shumë i afërt me kolegë dhe pacientë.May be an image of 4 people and indoor

Naser Salihu, Kryetar i Shoqatës së Oftalmologëve të Kosovës foli për punën dhe angazhimin që kishin bashkë në kuadër të të njëjtit repart Klinikës së Oftalmologjisë, duke shprehur, shquhej për entuzaizmin e tij, vullnetin, por mbi të gjitha edhe për afërsinë që kishte ndaj pacientit.

Në emër të familjes të pranishmit i përshëndeti motra e doktorit të ndjerë, ku falenderoi të pranishmit që po ndajnë dhimbjen bashke më familjen.

Ndryshe Visar Huruglica, specialist i oftalmologjisë dje ka ndërruar jetë. 

Varrimi bëhet sot nëora 16:00 tek varrezat e qytetit në Gjilan.

May be an image of 5 people, people sitting, people standing and indoor


MË SHUME NGA Shëndetësi